Lediana Lozzi është këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, që po korr sukses në Itali. Ajo së fundmi ka realizuar një këngë dedikuar kryeministrit Edi Rama, e cila është bërë shumë e njohur në vendin fqinj.
E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Lediana ka folur për këtë projekt muzikor, duke theksuar se Rama është shumë i famshëm në Itali, për shkak të marrëdhënieve me kryeministren Meloni.
Ajo ka theksuar se në fillim këngën e bëri vetëm për qejf, pa e ditur se do të kishte kaq shumë sukses.
“Unë kam shkuar shumë e vogël në Padova dhe nuk e flas shumë mirë shqipen. I kam bërë këngë Edi Ramës sepse në Itali kanë shumë respekt për të dhe pas marrëveshjes me Melonin. Unë e pëlqej shumë Edi Ramën.
Gjithë projektin e kam financuar unë, që të shkonte në kanalin tim. Unë jam shumë e kënaqur nga suksesi im. Gjërat e bukura vijnë kur ti nuk i pret. E kam bërë këngën për qejfin tim fillimisht”, u shpreh Lediana./abcnews.al