Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm “Bleta e Artë”, foli për figurën e sipërmarrësit,të anatemuar sipas tij në vendin tonë. Për kryeministrin Rama, figura e sipërmarrësit duhet të jetë ëndrra e të rinjve të së nesërmes. Për ta dha edhe lajmin e një portal online për punësimin.
Edi Rama: “Përgatituni për një natë të gjatë sepse unë flas shumë gjatë. Ne gjithmonë kemi besuar se figura e sipërmarrësit është një figurë kyçe, për një shoqëri që jeton në një sistem si i yni. Në një vend dhe shoqëri që u mësua t’i shikojë sipërmarrësit me inercinë e të shkuarës, se suksesi i të cilëve është gjithmonë një arsye për dyshim. Është e vështirë, por ne duam që të stimulojmë fantazinë, ëndrrat, ambicien e të rinjve për ta parë të ardhmen e tyre si sipërmarrës.”/abcnews.al