“Edi Rama është Enver Hoxha i kohëve moderne”, Këlliçi: Çdo thirrje për protestë e mirëpritur nga opozita

schedule18:25 / 20/02/2020

Kryetar i FRPD, Belind Këlliçi këtë të enjte nga studio e ABC News është shprehur se çdo thirrje për protestë kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve është një  thirrje që duhet t’i përgjigjemi të gjithë.

Ai është shprehur se është e rëndësishme që në kushtet aktuale ku çdo institucion është kapur, është detyrë e çdo shqiptari që të dalë dhe të mbrojë të drejtat e tij dhe ti përgjigjet thirrjes së presidentit i vetmi institucion që nuk është kapur nga qeveria.

Këlliçi përballë gazetarit Endr Xhafo ndër të tjera ka komentuar grustin e shtetit, ku është shprehur se Rama ka bërë grusht që kur ka kapur të gjithë institucionet që ka kapur të gjithë institucionet që ka shkatërruar çdo institucion. Ne jemi pa Kushtetuese dhe Gjykatë të lartë dhe asgjë nuk funskionon. Çdo ditë që kalon është një ditë humbje. Rama në krye të shtetit ka treguar kapjen e institucioneve, mosrespektimin e kushtetutës, na ka kthyer në parlament monopartiak.

Sipas tij e vetmja zgjidhje vjen nga vetë shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtaret dhe sipas tij Rama është Enver Hoxha i kohëve moderne.

“Zgjidhja e krizës nuk vjen nga ndërkombëtaret, por duhet të vijë nga vetë shqiptarët. 17 maj ka qenë një gabim që ëhstë pranuar por ajo që ka ndodhur këtë herë ka qenë se të gjithë kanë votuar diegjen e mandateve pse duhet të rrish një një parlament që është mbushur me kriminel. Me 30 qershor ai ka garuar i vetëm dhe ai sërish zgjodhi kriminelë. Me Ramën nuk mund të garosh pasi ai e blen votën me lekë jo me programe.  Rama është më keq se Enver Hoxha, Enver Hoxha është i kohëve të moderne dhe jam i bindur se do të ketë fundin më të keq, do të ketë fundin më të shëmtuar politik që ka pasur ndonjë politikan deri më tani pas viteve 90’. Shqipëria është kthyer në një dele të zezë për Evropën dhe në Shqipëri sot dhe pse në 2020 flasim për zgjedhje të lira e të ndershme. Çfarë mund të themi për modelin e tij i cili ka goditur të rinjtë,” tha Këllçi.

Kryetari i FRDP nga ABC News është shprehur është se Edi Rama që në 2013 ka bërë pakt me krimin dhe i futi në parlamet të gjithë këto kriminele. Ndërkohë është shprehur se modeli që po ndjek PD-ja është rrug e gjatë, por ato ndryshe nga Edi Rama nuk blejmë vota. Ka qenë axhendë e Ramës që ta mjerojë Shqipërinë veçanërisht zonën e veriut.

Gjithashtu ai ka thënë se ato kanë dalë në protestë për të mbrojtur të drejtat tona dhe të rinjve që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri, një qendresë kundër korrupsionit./abcnews.al

schedule18:25 / 20/02/2020