Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, sa vota mori

schedule19:45 - 6 Maj, 2022

schedule 19:45 - 6 Maj, 2022

Edi Paloka është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota përballë kandidates Eleina Qirici e cila mori 79 vota.

Në një deklaratë për mediet pas rizgjedhjes së tij në krye të Këshillit Kombëtar, Paloka tha se me rëndësi janë vendimet e marra në këtë mbledhje. Ai falënderoi të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështetën dhe e votuan.

“Dua t’i falënderoj për mbështetjen që më dhanë për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se  sa rizgjedhja ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar. Miratuam një rezolutë që përcakton qëndrimin lidhur me zgjedhjen e Presidentit përcaktohet qartazi edhe qëndrimi që duhet të mbajë Grupi Parlamentar”, tha Paloka. 

Anëtarët e Këshillit në nisje të punimeve firmosën prezencën e tyre manualisht dhe në memorien digjitale. Nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, punimet nisën me 203 anëtarë prezent, numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm.

Në një proces tërësisht transparent, votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në bazë të rezultateve të votimit, Edi Paloka mori 132 vota kurse kandidatja Eleina Qirici 79 vota. Në fund të procesit, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale publikon procesverbalin e rezultateve të votimit.

Këshilli Kombëtar i PD i zgjedhur në Kuvendin e 30 prillit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ka miratuar edhe projekt rezolutën e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në draftin e lexuar nga Oerd Bylykbashi, mandatohet Komisioni i Rithemelimit për të përcaktuar përfaqësuesit e PD-së në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Lexo edhe: Këshilli Kombëtar miraton rezolutën për Presidentin, “rrëzon” grupin parlamentar të PD: Konsensus i rremë nga maxhoranca

Bylykbashi theksoi se çdo veprim që bie ndesh me këtë rezolutë nuk përfaqëson Partinë Demokratike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!