Edi Paloka paraqitet në GJKKO, për çfarë akuzohet

schedule10:19 - 3 Tetor, 2022

schedule 10:19 - 3 Tetor, 2022

Deputeti i PD-s, Edi Paloka është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme GJKKO për shpifje.

Gazetari i Abc, Ermal Vija raporton se Paloka është paraqitur në Gjykatë në lidhje me procesin gjyqësor që deputeti demokrat ka më Ardian Çelën për akuzën e shpifjes.

Kjo pasi Edi Paloka ka akuzuar Çelën për blerje votash.

Kujtojmë se vite më parë Gjykata e Lartë ka dënuar për shpifje, Edi Palokën.

Paloka u dënua me akuzën e shpifjes, ku iu vendos të paguajë 500 mijë lekë gjobë.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!