Surpriza rezervon ABC News për sezonin e ri televiziv. Një prej tyre e kemi zbuluar nga spoti që nxit kureshtjen dhe fton publikun në programin e ri ‘ABC e pasdites’. Moderatori i njohur Ermal Peçi i është bashkuar ekranit tonë në një rrugëtim që do të jetë i përditshëm, live, në transmetimet e ABC News.
Spoti që nxit kureshtjen shfaq Ermalin në përgatitjet e fundit për veshjen e premierës, teksa skuadra e tij e njofton me një sms që gjithçka është pothuajse gati.
Por, nuk është i vetmi mesazh që mbërrin në celularin e tij.
“Edi jam. Kur fillon?”, është sms intriguese që mbyll spotin, me përgjigjen e Ermalit: Shumë shpejt!
Do të na duhet të presim deri më 7 Shtator për të zbuluar detaje nga formati i programit edhe pse tashmë jemi mësuar me Ermalin dhe surprizat e herë pas hershme që sjell në ekran! /abcnews.al/