Emanuel Egbo po bën një punë të shkëlqyer në krye të Tiranës dhe ende është i pamposhtur në krye të bardhebluve. Për ecurinë e mirë të tij në krye të ekipit kryeqytetas, Ebo gjithmonë falënderon Zotin në prononcime.
Me prononcimet e Egbo, ka ironizuar dhe ish-futbollisti i njohur shqiptar, Klodian Duro. Gjatë kohës kur mbronte ngjyrat e Partizanit, Duro shënoi një supergol përballë Tiranës, me goditje dënimi.
Ky gol, është publikuar nga vetë Duro në llogarinë e tij në Instagram, duke i thënë mbrojtësit të Tiranës, Tefik Osmani: “Shikoje Osmani, zotin Egbo nuk e ndihmoi as Zoti”.
Egbo ishte në portë në këtë ndeshje dhe nuk arriti të ndalë gjuajtjen e Duros. Një postim që me shumë gjasa do të marrë dhe një kundërpërgjigje nga Osmani./abcnews.al