Për konferencën e Rambujesë dhe delegacionin e Kosovës dëshmoj edhe këtë të enjte në dhomat e specializuara të Kosovës, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Thaçit, Paul Williams duke insistuar në argumentin se Thaçi nuk kishte kompetenca brenda UÇK për të marre vendime.
Fillimisht gjyqtari e pyeti juristin amerikan për numrin e anëtarëve të këtij delegacioni. Ai tregoi se aty ishin 16 veta, megjithëse e pati të vështirë t’i kujtonte të gjithë emrat, ndërsa u ndal edhe tek mënyra se si Hashim Thaçi u zgjodh kryetar.
“Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Veton Surroi, Hashim Thaçi, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Jakup Krasniqi, Blerim Shala, Dukagjin Gorani, ka pasur edhe vende për t’u ulur këshilltarët shqiptarë të Kosovës. Ishte edhe Bajram Kosumi poashtu anëtar. Me aq sa di unë, tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga një proces verbal nga takimi i 7 shkurtit që më tregoi Edita Tahiri. Rugova ishte LDK, Qosja LDK dhe Thaçi UÇK. Vendimi u mor dy me një, Qosja për Thaçin, Thaçi për veten, dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. 2 pro tij, dhe një kundër.”
Gjykata isistoj te dinte se pse Hashim Thaçi ishte fytyra e negociatorit për UÇK-në.
“Rugova ishte pacifist, ishte pro-pavarësisë. Bukoshi më shumë punonte me amerikanët dhe evropianët, kishim edhe veprimin e aktorëve jo-shtetërorë, kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes, strategjisë për pavarësinë. Donin një te zgjedhur nga UÇK që të tregonte përmes veprimeve dhe angazhimeve të veta qe ishte negociatoror dhe diplomat dhe qe mbi te gjitha ishte i besueshëm.
Në dëshminë e tij Williams tregon se Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kur po zhvilloheshin negociatat në Rambuje, ishte larguar nga Kështjella për një ditë për të udhëtuar drejt Sllovenisë. Kjo për të realizuar një takim me Adem Demaçin.
“Nuk më kujtohet data por ishte gjatë pjesës së fundit të negociatave, një ditë para ose një ditë pas. Delegacioni i Kosovës, përfshirë edhe Thaçin ishte në presion nga shumë aspekte. Kishte presion nga komandantët lokalë, dhe kishte presion ideologjik dhe kulturor, veçanërisht nga Adem Demaçi”.
Williams u ndal edhe tek figura e Rugovs, të cilin e përshkroj me dy karakteristik: njeriu që kërkonte pavarësi dhe mospërdorimin e forcës.
Dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi në tre data përpara Dhomave te Specializuara të Kosovës në Hagë. Dëshmia e tij u konsiderua një pikë e fortë kthese për procesin gjyqësor ndaj Thaçit.

