Teuta dhe Kukësi kanë kryer seancat e tyre stërvitore sot në Durrës dhe Elbasan, duke njoftuar për këtë gjë dhe në faqet e tyre zyrtare. Një tjetër klub i Superiores ka njoftuar se është rikthyer sot në stërvitje.
Bëhet fjalë për Bylisin, me klubin ballshiot që ka bërë një postim në faqen zyrtare në Facebook: “Sot në fushë! Me masat e marra nga presidenca dhe klubi, rinisim stërvitjen.
LEXO EDHE: Distancim social dhe grup i plotë, Kukësi rikthehet në stërvitje
Stafi dhe lojtarët kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por edhe me formën e tyre fizike lojtarët janë “OK”… Edhe uji i personalizuar!”, u shkrua në njoftimin zyrtar të klubit ballshiot./abcnews.al

