Dyshja Albi Nako dhe Klaudia Pepa vazhdojnë t’i ruajnë marrëdhëniet shumë të mira, pavarësisht ndarjes.
Së fundmi, Klaudia mori pjesë në videoklipin e Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “Mon Amour”, por vëmendjen e ka marrë postimi në Instastory që ka bërë ish-bashkëshorti i saj Albi.
Koreografi i mirënjohur ka postuar një foto të videos, ku shihet ajo duke performuar, teksa e ka quajtur atë “Mbretëreshë”.
Kohët e fundit, Albi ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes nga balerina tjetër, Alba Hoxha. Ndarje të cilën as e kanë konfirmuar as e kanë mohuar./abcnews.al