Edhe Portugalia do të shijojë futboll, mësoni datën zyrtare të rifillimit

schedule22:07 - 12 Maj, 2020

schedule 22:07 - 12 Maj, 2020

Portugalia ishte një ndër shtetet e para që konfirmoi se futbolli do të rikthehej, madje mendohej se në mesin e muajit maj, ekipet luzitane të rikthehen në fushë. Por, data e rifillimit u shty disa herë, pasi nuk po gjendej gjuha e përbashkët mes krerëve të futbollit dhe atyre qeveritarë.

Megjithatë, sot është vendosur përfundimisht dhe Portugalia, ka një datë zyrtare për rifillimin e futbollit. Me datë 4 qershor, skuadrat do të rikthehen të shkelmojnë topin, pas më shumë se dy muajsh pauzë.

Sot, mesfushori i Benfica, Tavarez, rezultoi pozitiv me COVID-19, por kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në vendimin për rifillimin e futbollit, ndërsa vetë futbollisti është karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!