Edhe për ata që s’kanë simptoma, Britania e Madhe nis testimin derë më derë

schedule16:58 - 10 Korrik, 2020

schedule 16:58 - 10 Korrik, 2020

Për herë të parë në praktikat e ndjekura deri më tani, Britania e Madhe ka nisur testimin e qytetarëve për Covid-19 derë më derë. Kjo skemë testimi ka nisur në qytetin anglez të Leicester-it, raporton BBC.

Ekipe dhe vullnetarë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në vend ndodhen ne këtë qytet dhe po testojnë edhe personat që nuk kanë simptoma. Më 29 qershor, në Leicester u vendos karantinë lokale pas një rritjeje të rasteve me Covid-19 në qytet.

Deepa Chauhan, një nga personat e testuar u shpres se skema e re ishte “shumë e thjeshtë por e çuditshme.” Ndërsa, kryebashkiaku i qytetit Sir Peter Soulsby u shpreh se rritja e numrit të testimeve është mënyra e vetme për të reduktuar shkallën e infektimit në vend.

Deri më tani, Britania e Madhe numëron 288,133 të infektuar me koronavirus prej të cilëve, 44,650 kanë humbur jetën. /abcnews.al/