Rep-artistja e njohur, Loredana ka paralajmëruar turneun më të ri muzikor “Wifey Tour”. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes disa fotove, ku shfaqej bashkë me vajzën e saj, Hana. Ndërkohë, tashmë janë dhënë edhe detaje të tjera lidhur me turneun. Mes tyre është zbuluar edhe çmimi i biletave.
Në faqen zyrtare të shitjeve të biletave është bërë e ditur se turneu pritet të mbahet nga 2 deri më 18 mars 2023 dhe një biletë nis nga 44.55 euro ndërsa varësisht vendit të mbajtjes ndryshon edhe çmimi i saj.
“Loredana është një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim në Evropë. Ajo është një grua e suksesshme dhe një model feminist për fansat e panumërt, aktualisht më shumë se 3 milionë ndjekës në Instagram”, shkruhet në faqen zyrtare të turneut.
View this post on Instagram
Kujtojmë që ky vjen pas turneut të vitit 2020 “King Lori” i cili u ndërpre për shkak të pandemisë COVID-19./abcnews.al