“Edhe opera me koncesion?” Ministrja Margariti: TKOB dhe Ansambli nuk do të varen vetëm nga shteti

schedule15:48 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:48 - 23 Shtator, 2020

Nga Leontina Nika

Me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave, por përmes videos së shpërndarë  në  faqen zyrtare te Facebook-ut të Ministrisë së Kulturës, ministrja Elva Margariti, përpara artistëve propozoi, idenë e mos varësisë  të operas dhe Ansamblit  Popullor vetëm nga shteti.

Deklarata u bë në analizen 4-vjeçare të punës të TKOB, e drejtuar nga Zana Cela, mandati i së cilës ka përfunduar në fillim të muajit shtator.

Unë mendoj se TKOB duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie totale nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe kontinente të tjera nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momnti me një investim të tillë që ka bërë qeveria shqiptare me një rrugë të atillë të hapur që të fillojë të ndryshojë totalish mëndësia e konkurenës”, u shpreh ministrja.

Artistët jashtë kamerave, pranojnë shqetësimin nga ky lajm, mbi të cilin nuk kanë asnjë informacion, përtej deklaratës së ministres.  Abc News u interesua pranë Ministris së Kulturës, ku  sipas saj TKOB do të vazhdojë të jetë në varësi të saj.

Për inaugurimin e skenës së re nuk ka ende një datë.

“Patjetër ëndrra jonë do të duhet të ralizohet në një formë më kreative. Është inaugurimi i vërtetëiI sallës dhe gjithë ambienteve të TKOB”, theksoi Margariti.

Ndërsa jeta artistike pritet të nisë në fund të shtatorit në amjente të hapura, por për shfaqjet në salla të mbyllura nuk ka ende një vendim. /abcnews.al