Cristiano Ronaldo edhe një herë është kthyer në “heroin” e Manchester United në Champions League.
CR7 shënoi një dopiet kundër Atalantas në “Bergamo” për t’i siguruar një pikë në minutat e fundit ekipit të tij.
Pas ndeshjes ai ka reaguar duke u shprehur se “Djajtë e Kuq” besuan deri në fund dhe se është i lumtur që ai ka qenë deciziv.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë këtu, por besuam deri në fund se mund t’ia dalim. Unë kam ndihmuar skuadrën time të sigurojë një pikë dhe jam me të vërtetë i lumtur.
Nuk dorëzohemi kurrë dhe besojmë gjithmonë deri në fund. Për ne është një rezultat i mirë. Në fillim ishte e vështirë, e dinim që Atalanta do të na vendoste nën trysni, është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre. Ishim pak me fat në fund, por kështu është futbolli”, tha Ronaldo pas sfidës. r.t/abcnews.al