“Edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”! Mesazhi i Janullatos para ikjes me urgjencë me avion

schedule18:46 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:46 - 11 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi Anastas Janullatos pasditen e sotme u nis për në Greqi me avion ushtarak për kurim pasi është infektuar me koronavirus.

Kisha Orthodhokse “Shën Theodhori” Vlorë ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e Janullatosit përpara largimit nga Shqipëria.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital” shkruhet në postimin në Facebook të Kishës Orthodhokse “Shën Theodhori” Vlorë.

ABC mësoi se ai ndodhet në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa solli edhe pamjet e momentit kur niset drejt Greqisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!