Studentët e disa fakulteteve të universitetit të Shkodrës, kanë protestuar para godinës së Rektoratit duke kundërshtuar tarifat e vendosura në Vendimin numër 288 të Këshillit të Ministrave për tarifat universitare.
Njëlloj si studentët në Tiranë e qytete të tjera, ata kërkojnë shfuqizimin e atyre tarifave, pasi ato rëndojnë buxhetin e tyre.
Studentët e Shkodrës deklaruan se do të vazhdojnë protestën edhe nesër, kur sipas tyre do të ketë një bojkot të plotë të mësimit në Universitetin e Shkodrës. /abcnews.al