Edhe në epokën e gurit, adoleshentët përtypnin çamçakëz

schedule13:48 - 21 Janar, 2024

schedule 13:48 - 21 Janar, 2024

10,000 vjet më parë, një grup adoleshentësh në Suedinë e sotme përtypnin copa rrëshire thupër, pothuajse në të njëjtën mënyrë si fëmijët sot përtypin çamçakëz.

Ato mbetje u analizuan për të përcaktuar se çfarë hanin njerëzit e asaj periudhe.

Në analizën e shkencëtarëve, u zbuluan mbetjet e mishit të drerit dhe troftës, arra, si dhe se njerëzit e epokës së gurit përpunonin leshin e ujkut dhe dhelprës me dhëmbët e tyre dhe vuanin nga sëmundjet e zgavrës së gojës, shkruan revista shkencore britanike “Ifl Science”.

Tre copa rrëshirë thupër të përtypur, e cila u përdor si ngjitës gjatë epokës së gurit, u zbuluan në vitet 1990 në një vend të quajtur Huseby Cleve.

Në bazë të hulumtimit u konstatua se mosha e sedimentit në të cilin janë gjetur mostrat është midis 9540 dhe 9890 vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!