Edhe këngëtarët? Denaj: Kush ka vështirësi me punën të hedhë “sytë” nga ndërtimi

schedule08:58 - 14 Maj, 2020

schedule 08:58 - 14 Maj, 2020

Ndalur tek vështirësitë ekonomike që do të hasë turizmi apo edhe sektorët e tjerë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj deklaroi në emisionin Abc-ja e Mëngjesit, se punonjësit e tyre duhet të jenë fleksibël për të punuar në sektorë të tjerë.

Ajo përmendi sektorin e ndërtimit, duke theksuar se fondi për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti nuk është prekur.

LEXO EDHE: Denaj në Abc News: Garancia e dytë sovrane ndihmon bizneset të rimodelohen gjatë Covid-it

“Kjo situatë mund të sjellë një rimodelim të fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm. mund të punojë në ndërtim, sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë”, tha Denaj. 

Ndërkohë, Enkel Demi ndërhyri duke e pyetur “edhe këngëtarët?”

 “Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim. Duhet të kemi një fleksibiltet për të lëvizur në sektorë të ndryshëm”, tha Denaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!