Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edhe 21 të infektuar me koronavirus brenda ditës në RMV, tre persona humbin jetën

schedule15:58 - 29 Prill, 2020

schedule 15:58 - 29 Prill, 2020

Brenda 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 1442.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën edhe tre persona.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon gjithashtu se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 38 pacientë të shëruar, prej të cilëve 19 janë nga Shkupi, 3 nga Tetova, 9 nga Struga, 4 nga Manastiri dhe 3 nga Gostivari.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient 50-vjeçar nga Shkupi, ndërsa në Klinikën për Onkologji ka ndërruar jetë një pacient 51-vjeçar nga Prilepi, i cili dje rezultoi pozitiv për virusin.

Prej 21 rasteve të reja, 7 janë regjistruar në Shkup, 6 në Kumanovë, 4 në Prilep, 1 në Tetovë, 1 në Pehçevë, 1 në Dellçevë dhe 1 në Strugë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!