Eden Hazard kriset me Sarrin

schedule08:34 - 26 Janar, 2019

schedule 08:34 - 26 Janar, 2019

Eden Hazard kriset me trajnerin e Chelsea, Mauricio Sarri. Belgu gjithnjë e me larg londinezëve. Pogba mund të transferohet ne kampionatin spanjoll.

Eden Hazard është kthyer në çështje në shtëpinë e Chelsea-t. Replikat e forta me trajnerin Mauricio Sarri duket se nuk kanë fund. Pas fitores ndaj Tottenham në Kupën e Anglisë, Eden Hazard lëshoi një deklaratë të hidhur për trajnerin e bluve  të Londrës, referuar fjalëve të tij se sulmuesi belg nuk është një lider. 28-vjeçari tha se nuk i intereson aspak se çfarë thotë trajneri perderisa e konsideron veten si lider. Reagimi i Hazard vjen në kulmin e zërave për kalimin  e tij rek Real Madrid në fundin e sezonit. Belgu është ndër lojtarët që kërkohet më shumë në kampin madrilen dhe cilësohet si pasuesi i Cristiano Ronaldos.

Skuadra e Interit ka shfaqur interesimin për talentin e Kaljarit, Nicola Barella. 21-vjeçari është kërkuar me ngulm edhe nga skaudra e Napolit, por Kaljari kërkon jo më pak se 50 milionë Euro. Një shifer tepër e lartë, por që Inter kërkon të ndjekë një strategji që mund të rezultojë efikase. Zikaltërit kane gati një ofertë për 30 milionë Euro për lojtarin si dhe kalimin tek Kaljari të disa lojtarëve të akademisë. Duhet thënë që rol të rëndësishëm në këtë operacion do të luajë edhe vullneti i lojtarit.

Qartësohet e ardhmja e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba. Ka qenë vëllai i kampionit të botës me francën që ka theksuar se Pogba do të largohet nga Manchesteri vetëm për të kaluar në kampionatin spanjoll tek Real Madrid ose Barcelona pasi do të ishte mënyra e vetme që ai të përmirësohet akoma më tej. Një deklaratë që largon çdo mundësi për rikthimin e tij te Juventusi në Serie A. Ndërkohë sa i përket raporteve të tij me ish-trajnerin Mourinho, vëllai i Pogba tha se portugezi ishte pengesë për Mesfushorin, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme nën drejtimin e trajnerit Solskjaer ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Diego Pablo Someone një hap larg rinovimit të kontrates me skuadren e Atletiko Madrid. Trajneri argjentinas i skadon kontrata në vitin 2020 dhe palët kanë gjetur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit edhe me dy vite të tjera. Argjentinasi cilësohet si trajneri më i mirë në historinë e Atletikos duke fituar plot 7 trofe. Në garë për të është edhe interi, por vështirë se trajneri do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në një kohë të shkurtër./abcnews.al