Eddie Howe “fërkon” duart, bordi i Newcastle bën gati 170 milionë euro për merkaton e verës

schedule13:31 - 26 Prill, 2023

schedule 13:31 - 26 Prill, 2023

“Dallëndyshet” e Newcastle po zhvillojnë një sezon fantasik. Pas arritje në finalen e Carabao Cup, ku u mundën me rezultatin e pastër 3 me 0 nga Manchester United, tashmë djemtë e Eddie Howe janë në vendin e 3-të në Premier League dhe shpresojnë për një “biletë” të Champions League për sezonin e ardhshëm.

Falë këtyre arritjeve dhe përgatitjeve të mëdha që klubi duhet të bëjë për të garuar denjësisht në Champions, bordi i “bardhezinjve” ka vendosur që për sezonin e ardhshëm të vendosë plot 170 milionë euro buxhet për lojtarët që tekniku Hoëe ka në plan për të përmirësuar skuadrën.

Sipas mediave angleze, “dallëndyshet” kërkojnë fillimisht me ngulm, një mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa pozicioni i dytë në radhë që duhet të forcohet është ana e majtë e mbrojtjes, me teknikun anglez që i ka synimet e qarta, teksa kërkon skocezin Kieran Tierney, nga “topçinjtë” e Arsenal. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!