Ed Sheeran ka njoftuar se si do të quhet kënga e re që do të publikojë të premten. Fituesi i dhjetëra çmimeve nuk ka nxjerrë asnjë muzikë të tijën që nga viti 2017 dhe duket se kënga e re po pritet me padurim nga fansat.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ed ka treguar se kënga e re do të titullohet “I Don’t Care” dhe do të jetë një bashkëpunim me Justin Bieber. Me anë të disa fotove në Instagram, ai bëri të ditur dhe një pjesë të tekstit.
“Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë këngën që do të nxjerr nesër. Jam shumë i lumtur dhe krenar për të”, shkruan Ed në postimin e tij, ku shfaqet në një foto sëbashku me bashkëshorten, Cherry Seaborn në Kamboxhia.
Të tre albumet e Ed Sheeran arritën numrin 1 në renditjet britanike. Që nga viti 2017, Ed Sheeran nuk ka publikuar asnjë këngë të re. Fansat po e presin me padurim muzikën e re të tij dhe postimi i Ed ku shpalli emrin e këngës është pëlqyer 1.5 milionë herë./abcnews.al