Ed Sheeran i është rikthyer skenës pasi arriti të mundte virusin. Këngëtari britanik performoi të dielën në Nju York për të festuar lancimin e albumit të tij të ri, Equals. Ai u shfaq gjithashtu në Saturday Night Live, duke performuar dy nga hitet e tij, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”.
Këngëtari i “The Shape of You” u detyrua të izolohej me vajzën e tij Lyra, 14 muajshe, e cila gjithashtu rezultoi pozitive me virusin. Pasi rezultoi negativ, ai shkroi në rrjete sociale: “Kam postuar këtë foto për të thënë se jam liruar nga izolimi sot, kështu që nëse më shihni jashtë e kam bërë karantinën time.”, tha ai.
/abcnews.al