Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë, jep lajmin me foton e veçantë

schedule08:20 - 20 Maj, 2022

schedule 08:20 - 20 Maj, 2022

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë 31-vjeçari, duke shpërndarë një foto të një palë çorapeve të bardha për fëmijë.

“Dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të, dhe më të lumtur se kurrë që jemi një familje katër anëtarëshe”, ka shkruar Ed krahas fotos.

Kujtojmë që çifti tashmë janë prindër të vajzës së madhe Lyra Antarctica, 21 muajshe, të cilën e mirëpritën në gusht të vitit 2020./abcnews.al