Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ecuri për t’u harruar, Jose Mourinho me rekordin më negativ në karrierë!

schedule23:54 - 10 Mars, 2020

schedule 23:54 - 10 Mars, 2020

Jose Mourinho, pa asnjë diskutim, është një ndër trajnerët më të mirë në botë në dy dekadat e fundit, por çdo ditë e më shumë, ky status po vihet në diskutim. Sot, Tottenham i tij u eliminua nga Champions League, është eliminuar dhe nga FA Cup, është i teti në Premier League dhe trofeu, do të mungojë edhe këtë sezon.

Mourinho ka premtuar se do të sjellë të paktën një trofe te klubi londinez, por ajo ditë, duket e largët. Për më tepër, Mourinho ka dhe ecurinë më negative në karrierën e tij me “Gjelat”.

Në 6 ndeshjet e fundit, Tottenham ka humbur 5 dhe ka barazuar 1: Ecuri për tu harruar sa më shpejt. Nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën e “Special One” që të kishte një ecuri kaq negative. Mbrëmje për tu harruar!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!