Ecje apo vrapim? Cila është më e mira për zemrën

schedule10:45 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 10:45 - 23 Dhjetor, 2021

Të gjithë e dimë që ushtrimet mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se vrapimi dhe ecja janë shumë të rëndësishme për shëndetin kardiovaskular për shumë arsye. Ecja ka një ndikim të ngjashëm me vrapimin, pasi ndihmon në uljen e rrezikut të presionit të lartë të gjakut, kolesterolit, diabetit dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta në javë aktivitet aerobik me intensitet të moderuar (siç është ecja) ose 75 minuta në javë ushtrime të forta (si vrapimi). Ecja ka shumë përparësi. Mund të jetë më e lehtë për t’u përshtatur në rutinën e përditshme të një personi.

Nuk kërkon këpucë të veçanta dhe mund të bëhet nga ata, nyjet e të cilëve mund të rëndohen shumë nga vrapimi ose nga ata që kanë simptoma të zemrës. Ndoshta gjëja më e mirë për ecjen është se ajo mund të bëhet me të vërtetë kudo. Përveç shëtitjeve të gjata, mund të ecni dhe nëpër korridor apo në dhomën tuaj të ndenjes.

Gjithashtu, disa të dhëna sugjerojnë se ecja me një intensitet më të ulët është një opsion më i qëndrueshëm që mund të çojë në një reduktim të yndyrës së barkut ndërsa vrapimi kontribuon në humbjen e përgjithshme të peshës. /abcnews.al