Ecja 15-minuta në ditë mund të rrisë ekonominë botërore me 100 miliard dollar

schedule15:54 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:54 - 7 Nëntor, 2019

Nëse çdo  punonjës  do të vraponte për 15 minuta me shumë çdo ditë, bota mund të shihte një rritje ekonomike prej 100 miliardë dollarësh, sipas një raporti të ri mbi përfitimet ekonomike të një popullate më aktive.

Aktiviteti i rregullt fizik shoqërohet me një mori përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë rrezik të zvogëluar  për sëmundje si tensioni i lartë , zemra si dhe përfitimet e shëndetit mendor, të tilla si një ulje e rrezikut të ankthit dhe depresionit, sipas Klinikës Mayo.

Në përgjithësi, këto përfitime shëndetësore përkthehen në ulje te vdekshmërisë dhe sa më shumë njerëz të jetojnë, aq më gjatë mund të punojnë e cila do të rritë forcën e përgjithshme punëtore përveç rezultatit ekonomik, shkruan abcnews.al.

Aktualisht, 30% e popullsisë globale mendohet të jetë fizikisht joaktive, dhe ka 5 milion vdekje të lidhura me pasivitetin fizik çdo vit.

“Provat tregojnë se ne mund të krijojmë shoqëri më të shëndetshme :,tha van Stolk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!