Për nder të aktores Adriana Matoshi, e cila u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit të Kosovës gjatë ditës së sotme.
Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.
Lexo edhe: Deputetja shqiptare tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën
Aktorja dhe deputetja Matoshi njoftoi dje se pas nëntë vitesh i është rikthyer sërish tumori në kokë. Me anë të një shkrimi prekës në Facebook, aktorja bëri thirrje për ta vlerësuar dhe dashur më shumë jetën.