Ecen me shumë vështirësi, videoja bëhet virale: “Erdogan është sëmurë, përdor këpucë speciale për të mos u rrëzuar”

schedule10:51 - 2 Nëntor, 2021

schedule 10:51 - 2 Nëntor, 2021

Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar gjithnjë e më tepër në lidhje me gjendjen shëndetësore të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyib Erdogan.

Disa javë më parë,  “Foreign Policy” shkruante se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore. Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, ai u pa teksa ecte me shumë vështirësi pas një deklarate për shtyp për mediat në Turqi. Erdogan tërhiqte zvarrë këmbët e tij, ndërsa veshur dukej se kishte këpucë speciale, të cilat ndihmojnë për të mos humbur ekuilibrin.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjëherë nga qeveria turke, ka të dhëna që Erdogan vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, por gjendja është përkeqësuar gjatë muajve të fundit ku në disa dalje publike ai me zor ka mbajtur edhe ekuilibrin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!