ECDC: Rreth 190 fëmijë në gjithë botën me hepatit akut

schedule15:49 - 26 Prill, 2022

schedule 15:49 - 26 Prill, 2022

Rreth 190 për qind e rasteve të hepatitit akut te fëmijët raportohen tashmë në rang botëror, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Epidemia u raportua fillimisht në Britaninë e Madhe më herët gjatë këtij muaji dhe është konfirmuar në të paktën 12 shtete rreth e qark botës.

Në këto shifra përfshihen të paktën 40 incidenca në BE, tha sot drejtuesja e ECDC Andrea Amon për gazetarët. ECDC po i heton rastet paralelisht me autoritetet kombëtare dhe OBSH-në.

Çfarë është hepatiti akut tek fëmijët

Bëhet fjalë për një inflamacion të mëlçisë i cili zakonisht karakterizohet me zverdhje. Zakonisht e bardha e syrit zverdhet, fëmija ka temperaturë të lartë dhe kjo është kambana e alarmit që fëmija duhet të shkojë në spital për ekzaminime. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!