E zuri zetori poshtë, humb jetën 67-vjeçari në Sarandë

schedule12:18 - 21 Gusht, 2020

schedule 12:18 - 21 Gusht, 2020

Një 67-vjeçar në Sarandë ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!