Një elektricist ka humbur jetën ditën e sotme në Dibër, pas kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është Ymer Lleshi.
Ai është gjetur në mesditë, rreth orës 14:10 në fshatin Hotesh nga banorët e zonës pa shenja jete.
Policia thotë se dyshohet se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes. db/Abcnews.al