E zuri korrenti teksa po riparonte dritat e rrugës, vdes punonjësi i bashkisë Shkodër

schedule11:02 - 16 Mars, 2023

schedule 11:02 - 16 Mars, 2023

Një punonjës i Bashkisë së Shkodrës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se 54 vjeçari Shpëtim Dekovi ishte duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës kur ndodhi ngjarja. 54 vjeçari ishte punonjës në Sektorin e Ndriçimit në bashkinë e Shkodrës.

Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në unazën lindore të qytetit kur grupi i punës së ndërmarrjes së ndriçimit në Bashki ka shkuar për të bërë riparimin dhe lidhjen e një ndriçuesi të rrugës. Dekovi ishte duke u përgatitur për t’u ngjitur në vinç kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!