E zuri korrenti dhe shkoi pa shenja jete në spital, ndodh mrekullia për 4-vjeçarin në Sarandë

schedule14:17 - 11 Gusht, 2022

schedule 14:17 - 11 Gusht, 2022

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30  në lagjen nr.1 në Sarandë.

Duke luajtur me shokët, një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e spitalit pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën e elektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak.

Por falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!