E zhytën në “ujin e shenjtë” të lumit për ta shëruar nga kanceri, mbytet 5-vjeçari në Indi

schedule09:39 - 26 Janar, 2024

schedule 09:39 - 26 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Indi, ku një fëmijë 5 vjeçar i diagnostikuar me kancer u mbyt ndërsa familja e tij u përpoq ta shëronte duke e futur në “ujin e shenjtë” të lumit  Gange.

Familja thuhet se kishte udhëtuar nga shtëpia e tyre në Delhi në Haridwar të martën për të kryer ceremoninë dhe për t’u lutur për fëmijën e tyre. Shoferi i taksisë tha se fëmija shoqërohej nga prindërit e tij dhe një e afërme e identifikuar si tezja e tij nga mediat lokale.

Shoferi tha se djali dukej “jashtëzakonisht i sëmurë” dhe se mjekët në kryeqytet kishin hequr dorë nga përpjekjet për ta shpëtuar, duke bërë që familja të kërkonte për ndonjë mrekulli.

Në një video të publikuar në rrjet shihen prindërit duke kënduar lutje ndërsa tezja e tij e supozuar e mbante nën ujë. Thuhet se kalimtarët i thanë familjes që të ndalonte ndërsa ata vazhduan ta mbanin djalin nën ujë, i cili konsiderohet i shenjtë për hindutë.

Disa ndërhynë kur familja refuzoi, ndërsa në video shihet tezja që tenton të sulmojë personat që po tentonin të nxirrnin fëmijën nga uji.

5-vjeçari u nxor nga uji dhe u dërgua në spital, ku mjekët e shpallën zyrtarisht të vdekur. Të gjithë anëtarët e familjes u morën në paraburgim për t’u marrë në pyetje, tha policia.

Lumi Gange ka një rëndësi të veçantë fetare dhe kulturore për hindutë. Besimtarët lahen në lumë dhe e konsiderojnë atë si mishërimin e të gjitha ujërave të shenjta në mitologjinë fetare.

Besohet se lumi ka veti shpirtërore, në gjendje të lajë mëkatet dhe të thithë papastërtitë.

Vdekja në brigjet e lumit, ose djegia aty pranë, thuhet gjithashtu se siguron shpëtimin e menjëhershëm. Gjatë pandemisë, potencialisht mijëra trupa u gjetën në lumë, ndërsa familjet iu kthyen zakonit të zhytjes së të vdekurve në ujërat e shenjta të Ganges.

Të tjerë lanë trupat e familjarëve në brigjet ranore të lumit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!