E zhveshur nga “blindat”, si duket sot Selia Blu

schedule10:31 - 28 Mars, 2022

schedule 10:31 - 28 Mars, 2022

Selia Blu është “zhveshur” nga peshat e rënda të dyerve dhe dritareve të blinduara.

Prej disa ditësh në selinë e demokratëve, është punuar me orë të zgjatura për të hequr të gjitha materialet, logot dhe banerat e vendosur disa ditë përpara protestës së 8 Janarit.

Heqja e “blindave” nga PD, ka ardhur pasi Gjykata njohu Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD duke pranuar kështu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në PD kanë nisur negociatat për të bashkuar grupet mes deputetëve që më parë u rreshtuan krah Bashës dhe grupit të Rithemelimit.

Lexo edhe: VIDEO/ Hiqen dyert e blinduara nga PD, njëra prej tyre peshon 350 kg

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të regjistruar statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, i cili ndër të tjera njeh shkarkimin e të gjithë strukturave drejtuese të PD-së dhe kalimin e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partia duket se përmbys të gjithë situatën në këtë parti.

Përmes këtij vendimi, gjykata njeh praktikisht Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike, i cili në fakt përbëhet nga deputetë dhe funksionarë të PD, mbështetës të Sali Berishës.

/abcnews.al/


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!