Gjendet në Shqipëri një 48-vjeçare greke, e cila ishte zhdukur para 7 muajsh nga Neohori të Halkidikisë.
Irini Papagelou, gjurmët e së cilës kishin humbur në fillim të muajit mars nga Neohori i Halkidikisë, u gjet në vendin tonë, pasi një kërkesë e veçantë ishte paraqitur nga familja e saj pas zhdukjes nëpërmjet avokatit, për shkak të telefonatave të shumta që të afërmit e saj merrnin nga numra të ndryshëm shqiptarë.
Pasditen e së premtes, autoritetet shqiptare bënë me dije se 48-vjeçarja Irini është gjetur në Shqipëri dhe është ngritur menjëherë një operacion i madh për ta sjellë në Greqi. Të shtunën, Irini është rikthyer pranë familjes së saj.
Avokati i familjes së 48-vjeçares, Anastasios Dougas, tha se “ne kemi vepruar me fshehtësi ekstreme. Nuk i bëmë publike elementet dhe informacionet bazë që kishim dhe kështu arritëm sot në pikën ku Irini u kthye në shtëpinë e saj”.
“Për shkak se kam folur gjatë natës me Irinin, e vetmja gjë e sigurt është se gruas i ka ndodhur diçka dhe ajo është zhdukur. Gjithçka do të sqarohet në ditët në vijim. E rëndësishme është që të jetë mirë”, shtoi ai.