Macet janë krijesa misterioze dhe kjo është e vërtetuar. Rasti më i fundit ka ndodhur me një mace 11-vjeçare, të quajtur Mo, e cila është kthyer te pronarja e saj, Izzy Harris, pas tetë vitesh.
Mo ishte larguar në vitin 2012 dhe familja e Izzy kaluan muaj të tërë në kërkim të maces.
Izzy brengosej që dikush mund ta ketë marr macen dhe që ajo nuk është mirë, por doli që macja të ishte shëndosh dhe e sigurt.
Për tetë vite macja kishte jetuar me një zonjë të moshuar. Pas vdekjes së zonjës, macja ishte dërguar për përkujdesje dhe nga kërkimet e shumta ata gjetën Izzy-n, pronaren e maces.
Mo dhe Izzy tani janë bashkuar edhe pse tetë vite ishin të ndarë. l.k/abcnews.al