E zë poshtë goma e autobusit, 40 persona shpëtojnë të riun në Berlin

schedule13:25 - 13 Shtator, 2023

schedule 13:25 - 13 Shtator, 2023

Një 18 vjeçar është shpëtuar pasi kishte ngecur poshtë gomave të një autobusi të linjës urbane në qytet.

Mediat e huaja shkruajnë se rreth 40 persona janë mbledhur për të ngritur në peshë urbanin dhe për të nxjerrë trupin e të riut nga goma ku kishte ngecur.

Autoritetet thanë se 18-vjeçari u mor para nga një gomë e boshtit të pasme të autobusit  kur u rrëzua ndërsa vraponte për të kapur një autobus ndërsa ai u largua nga stacioni të hënën.

Policia ka deklaruar se shoferi ka ndaluar menjëherë autobusin dhe se me ndihmën e rreth 40 personave ka arritur të ngrejë anën e djathtë të autobusit aq lart sa për ta nxjerrë jashtë të riun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!