E zbulojnë mediat turke: Galatasaray e Besiktas duel për një shqiptar

schedule15:36 - 28 Korrik, 2020

schedule 15:36 - 28 Korrik, 2020

Blendi Baftiu ka spikatur këtë sezon në Kosovë me Ballkanin. Sulmuesi, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut, ka gjetur vetveten dhe për të ka edhe oferta të shumta. 19 golat e realizuar nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Në Turqi madje raportojnë se dy klube të mëdha janë vënë pas 22-vjeçarit dardan. “IHA” shkruan se Besiktas dhe Galatasaray interesohen për Baftiun. Ai ka edhe një vit kontratë dhe Ballkani nuk heq dorë lehtësisht prej tij.

Në Suharekë janë të bindur se ai mund të ecë përpara në karrierë dhe veç një tarife transferimi duan edhe të ruajnë një përqindje të kartonit të Baftiut, në mënyrë që të përfitojnë në rast se ai shitet sërish në të ardhmen. /abcnews.al