“E vrava se më kishte borxhe”, zbardhet dëshmia e autorit që masakroi të moshuarin: E qëllova disa herë me çekiç

schedule12:30 - 31 Dhjetor, 2024

schedule 12:30 - 31 Dhjetor, 2024

DURRËS– Autori i krimit e ka pranuar autorësinë për vrasjen e 82-vjeçarit në Durrës.

ABC News ka zbardhur dëshminë e Fatjon Janina, i cili ka deklaruar para policisë se shkak për konfliktin është  bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që viktima  ia kishte autorit.

Ai ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si e ka goditur për vdekje 82-vjeçarin.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë  banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti  e ri. U futëm të shtëpia  e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës.  Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!