Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E vrava për një arsye të fortë”/ Vrasja në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

schedule08:01 - 2 Nëntor, 2025

schedule 08:01 - 2 Nëntor, 2025

“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”. Kështu është shprehur përpara oficerëve të policisë, Bertil Alliaj, i cili vrau me armë kushëririn e tij Dalan Alliaj.

32-vjeçari u mori në për më shumë se një orë nga hetuesit. Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, ai u arrestua në rrugën përpara banesës së tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.

Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!