E vrau me dy plumba, e groposi dhe u kthye në Tiranë në 03:00 të mëngjesit: Çfarë zbuluan kamerat për mikun e Ruzhdi Hoxhës

schedule11:03 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:03 - 8 Nëntor, 2021

Policia e ka të plotë tashmë dinamikën e ngjarjes në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe hedhjen në humnerë të trupit të tij. Blutë e Tiranës kanë arrestuar mikun e tij Fredi Rrushi pasi është i dyshuari kryesor për krimin në fjalë.

Ruzhdi Hoxha kishte humbur kontaktet me familjen dhe të afërmit që më datë 20 tetor, ku për herë të fundit u pa në shoqërinë e Fredi Rrushit.

Policia e shoqëroi atë në komisariatin nr. 5 si personi i fundit që ishte takuar me Hoxhën. Pasi deklaroi se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij, policia e arrestoi atë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezultonte i dënuar për trafik droge. Por tashmë, ai do të hetohet në vendin tonë për akuzën e vrasjes.

Por si arriti policia të gjejë vendin ku u vra e u hodh biznesmeni 43 vjeçar?

Pak ditë më parë, pranë Shkollës së Bashkuar u gjet celulari i thyer i Hoxhës. Kjo provë bëri që hetuesit për celularit, ndihmës së antenave telefonike të zbulonin itinerarin e lëvizjes dhe të këqyrnin kamerat e sigurisë përgjatë zonës.

Ato kishin fiksuar lëvizjen e Fredi Rrushit drejt Dajtit me mjetin “Passat”. Pak kërkimeve dy ditore me qen, në Qafë Mollë fillimisht u zbulua xhupi me njolla gjaku, e më pas trupi i pajetë i biznesmenit.

Grupi hetimor tashmë ka të qartë edhe itinerarin që Rrushi ka ndjekur nga zona e “3-shit” drejt Dajtit. Fillimisht, ai kishte telefonuar mikun e tij Ruzhdi Hoxhën 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Më pas kishte marrë një prej personave që ndodhej në tavolinë me Hoxhën. Rreth orës 23:00, Fredi Rrushi kishte shkuar ta merrte atë me makinë. Aty ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët zbritën nga mjeti.

Dy miqtë, Rrushi e Hoxha vazhduan rrugën drejt Dajtit. Pasi kishte kryer krimin, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3 të mëngjesit, ku kishte hedhur edhe celularin e Hoxhës përgjatë rrugës. Si pistë kryesore të vrasjes, policia ka konfliktet e borxhit dhe parcelat me kanabis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!