Që nga koha e Frojdit, psikologët kanë besuar se mënyra më e mirë për të menaxhuar emocionet e forta dhe veçanërisht zemërimin, është pastrimi. Ne besojmë se duhet të relaksohemi, të mos mbajmë zemërimin tonë, të flasim drejtpërdrejt. A është e vërtetë kjo?
Hulumtimi i publikuar në Slate, shpjegon se njerëzit me EQ të lartë i shmangin këto shpërthime. “Të shprehësh zemërimin tënd është si të përpiqesh të shuash zjarrin duke përdorur benzinë ”, shpjegoi autori i studimit. Ai e përdori këtë metaforë, në fakt, sepse zjarri tenton të përhapet dhe të djegë gjithçka në rrugën e tij.
Të bërtiturit kur jemi të zemëruar shkakton varësi. Sa më shumë që e bëjmë, aq më shumë e ndjejmë, nuk e lehtësojmë presionin, por ndjejmë gjithnjë e më shumë zemërim.
Në vend të kësaj, njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale preferojnë të përqendrohen te vetja dhe të shprehen me qetësi. Në vend që të bërtasin, ata së pari shikojnë se çfarë i zemëron. Më pas ata e pranojnë situatën dhe e korrigjojnë atë, pa u përpjekur t’i bëjnë ata që i rrethojnë të paguajnë për të./abcnews.al