E vetmja femër e arrestuar si pjesë e grupit të Laert Haxhisë, kërcënohet familja e Klea Gjatës?

schedule09:32 - 29 Shtator, 2023

schedule 09:32 - 29 Shtator, 2023

 

Bashkëpunimi i Artan Tafani, “mikut” të Laert Haxhisë me drejtësinë, bëri që të zbardhen dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe gjashtë vrasje.

Policia ka kryer disa operacioni dhe deri më tani kanë rënë në pranga 12 persona, e mes tyre edhe një femër, e identifikuar si Klea Gjata, 27-vjeç.

Dyshohet se Klea Gjata, nga Lushnja, pjesë e grupit të Laert Haxhisë, është e përfshirë në një vrasja, por mbetet e paqartë se cili ka qenë roli i saj.

Së fundmi avokati i saj, pretendon se familja e Gjatës ka marrë kërcënime nga familjarë të viktimave.

Sipas avokatit, Detar Hysi, policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, pasi nuk kanë kryer verifikime dhe konfirmime thëniesh të një të penduari për 3 ditë.

Ai ka kërkuar të merren masa ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!