E vërteta e piktorit që i vendosi zjarrin me benzinë “Arsimit” në Fier

schedule18:35 - 5 Mars, 2021

schedule 18:35 - 5 Mars, 2021

Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi zbardh detaje të reja nga ngjarja që ndodhi pasditen e sotme në Fier, ku një i ri i vendosi zjarrin drejtorisë Arsimore në këtë qytet.

Indrit Alushaj nga Fieri ishte diplomuar për pikturë në Universitetin e Arteve dhe punonte si specialist në DAR me kontratë provizore.

I riu synonte të emërohej përfundimisht në këtë detyrë, por deri më tani kjo nuk ishte realizuar. Ky dyshohet se ka qenë jetë shkaku që në shenjë hakmarrje 33-vjecari, u nis të djegë zyrën e drejtorisë arsimore në Fier.

Me një shishe me benzinë në dorë, ngjiti shkallët e ndërtesës rreth orës 15.30. Në katin e dytë vuri flakën dhe zjarri u përhap në disa zyra. Zjarrfikësit shkuan për shuar flakët.

Pak minuta para mbërritjes së zjarrfikëses dhe policisë disa punonjës që ndodheshin në godinë kanë dalë në kohë jashtë, por sikur duket nga pamjet e siguruara nga ABC nuk kanë mundur të shpëtojnë dokumentet.

Autori Indrit Alushaj është kapur nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariatin e policisë së Fierit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!