E vërteta e efektivitetit të vitaminës D kundër koronavirusit

schedule08:39 - 5 Prill, 2021

schedule 08:39 - 5 Prill, 2021

Nga Rachel Schraer – BBC

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përfshirë botën, keqinformimi gjithashtu ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kësaj kohe. Ndonjëherë keqinformimi mund të zhvillohet edhe rreth ideve që kanë pak të vërtetë brenda. Ky është lloji më i vështirë për t’u trajtuar.

Pse vitamina D?

Hidroksiklorokina, Ivermektina dhe vitamina D, të gjitha janë duke u studiuar. Të sugjerosh trajtimin e virusit me vitaminë D dhe të gjesh që nuk ka studime të mëtejshme që e provojnë këtë, është e gjitha pjesë e një procesi normal shkencor. Por hulumtimet në Internet mund të dalin jashtë konteksti. Dhe konfuzioni që krijon mund të shfrytëzohet nga njerëzit që promovojnë teoritë konspirative. Megjithatë, ekziston një logjike pse vitamina D mund të jetë e dobishme për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

Vitamina D luan një rol në forcimin e imunitetit dhe është e rekomanduar të merret si shtesë gjatë dimrit. Ndërsa tek ata që kanë mungesë, rekomandohet të merret gjatë gjithë vitit. Deri më tani, asnjë hulumtim nuk ka treguar asnjë efekt mjaft bindës për të mbështetur doza më të larta për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen, informon abcnews.al.

A duhet të merrni vitamina D?

Marrja e saj u mor si një këshillë në Internet, megjithatë disa kanë shkuar me më tej, duke thënë nëpër forumeve se qeveritë mezi përmendin efektivitetin e vitaminës D, sepse janë përqendruar te vaksina.

Çfarë thonë studimet?

Shumë studime kanë treguar një lidhje midis vitaminës D dhe Covid-19, por provat janë kryesisht vëzhguese, që do të thotë se po shikon se çfarë ndodh me njerëzit me nivele më të larta dhe të ulëta të vitaminës D pa kontrolluar për faktorë të tjerë, informon abcnews.al.

Studimet vëzhguese tregojnë se grupe të caktuara kanë më shumë gjasa të kenë mungesa të vitaminës D dhe të preken nga Covid; kryesish të moshuarit, njerëzit mbipeshë dhe njerëzit me lëkurë të errët. Mund të jetë mungesa e vitaminës ajo që ndikon, por gjithashtu mund të jetë edhe për shkak të kushteve shëndetësore dhe mjedisore, që nxisin edhe rënien e niveleve të vitaminës D, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj virusit.

Cili është dëmi?

Kur gjetjet përputhen me pikëpamjet botërore të njerëzve, si për shembull, se “gjërat natyrore nuk dëmtojnë shëndetin”, kjo i bën ata më shumë të ngjarë të shpërndahen, shpjegoi Prof Sander Van der Linden, psikolog social në Universitetin e Kembrixhit. Bota në internet është e mbushur me njerëz që janë ideologjikisht kundër vaksinës. Llogaritë anti-vax janë të lidhura me tema të tjera, si feja, mjekësia bimore dhe alternative, komuniteti natyror etj. Kjo do të thotë që ata mund të ndajnë tema të ndryshme dhe të përplasin idetë, duke përhapur mesazhe të tilla si për shembull; “ju nuk keni nevojë për vaksinë, mund të merrni vitaminë D”.

Vitamina D është relativisht e sigurt, megjithëse doza të larta mund të çojnë në gurë në veshka. Rreziku, shpjegon Prof Van der Linden, është kur njerëzit sugjerojnë se suplementi është një kurë mrekullibërëse dhe duhet të zëvendësohet me vaksinat, maskat dhe distancimet shoqërore./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!