E vendosur rrëzë malit, kjo është shtëpia më e çuditshme në botë

schedule09:59 - 20 Shtator, 2020

schedule 09:59 - 20 Shtator, 2020

‘Casa do Penedo’ është shtëpia e ndërtuar në vitin 1974 dhe mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë. E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, ajo është e rrethuar nga katër shkëmbinj masivë.

Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), pasi në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.

Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore. Shtëpia dykatëshe në pronësinë e familjes Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendës dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.

Ndërkohë, tashmë turistëve u është ofruar mundësia të njihen me historinë dhe arkitekturën e shtëpisë, të drekojnë në natyrë dhe të kënaqen me pamjen në fushën e helikave për prodhimin e energjisë elektrike. l.k/abcnews.al