E vendos Redon Xhixha, Tirana mund Vllazninë në “Selman Stermasi”

schedule18:59 - 22 Gusht, 2021

schedule 18:59 - 22 Gusht, 2021

Tirana duket se ka arritur të mblidhet dhe të gjejë formë të mirë fizike në këtë fazë përgatitore para nisjes së sezonit të ri. Bardheblutë sot zhvilluan ndeshje miqësore me Vllazninë dhe arritën të fitonin.

Orges Shehi u kujdes të fuste formacionin më të mirë në fushë dhe nuk zhgënjyen, megjithëse ishte një ndeshje shumë e fortë ndaj Vllaznisë, që është më e përgatitur fizikisht për shkak të ndeshjeve të luajtura në Conference League.

Pjesa e parë ishte më e zjarrta, me Ngoo, që e nis duke humbur një rast flagrant i vetëm me portierin e Vllaznisë. Nëse nuk shënon, do pësosh dhe skuadrës shkodrane kështu i ndodhi sepse Redon Xhixha i dha avantazhin Tiranës në minutën e 17.

Afër fundit të pjesës së parë Liridon Latifi kishte shans të artë për të shënuar përballë Bekajt, por dardani tregoi aftësitë e jashtëzakonshme dhe e ndali sulmuesin, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Tiranës.

Pjesa e dytë ishte më e ulët në ritëm dhe emrat e cilësia në fushë ndryshoi. Nuk kishte gola deri në fund të ndeshjes dhe Tirana fiton ndaj Vllaznisë një test që i jep moral të lartë bardhebluve. /abcnews.al

TIRANA: Bekaj, Toli, Hoxhallari, Behiratche, Përgjoni, Limaj, Hoti, Totre, Xhixha, Seferi, Ngoo. Trajner: Orges Shehi.
VLLAZNIA: Zogovic, Shimaj, Adili, Fallowe, Smajli, Krymi, Kruja, Jonuzi, Herik, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

Ndeshje miqësore
Tirana-Vllaznia 1-0
Shënues:
Xhixha 20′

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!